MË 3 NËNTOR MBAHEN ZGJEDHJET LOKALE

Më 3 Nëntor 2013 në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asambletë komunale (këshilltarët komunal).

 

E drejta për të votuar

E drejta e votimit është njëra nga të drejtat themelore të njeriut në botën bashkëkohore. Në demokraci zgjedhjet janë themeli i legjitimitetit të pushtetit.

Por, vetëm zgjedhjet e lira, të ndershme, të bazuara në votim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të fshehtë, përfaqësojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve.

Vetëm zgjedhjet, ku secili qytetar mbi 18 vjet, i lirë, në mënyrë të fshehtë dhe të pavarur e realizon këtë të drejtë, mund të vlerësohen si zgjedhje demokratike dhe në pajtim me rregullat dhe standardet bashkëkohore.


VOTO – BËHU PJESË E VENDIMMARRJES

VOTO për të: Përmirësuar jetën tënde dhe të komunitetit tënd

VOTO për të: Qenë pjesë e proceseve të rëndësishme në vendin tënd

VOTO për të: Treguar se je qytetar i përgjegjshëm

VOTO për të: Vërtetuar se ti je aktor i rëndësishëm për demokracinë dhe vendin

 

VOTO  - SEPSE TI VLENË

VOTO sepse: Personi më i fuqishëm në një botë demokratike është votuesi

VOTO sepse: Ti vlen më shumë nëse voton

VOTO sepse: Jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për të lënë gjëra pa thënë

VOTO sepse: Vota jote flet bukur

VOTO sepse: Vota jote është zëri yt, prandaj bëje atë dëgjohet

VOTO sepse: Vota ashtu si edhe jeta jote varet nga ti

VOTO sepse: Nëse nuk voton nuk ke të drejtë të ankohesh

 
PARANDALOJE VOTIMIN FAMILJAR DHE NË EMËR TË TJETRIT

Votimi familjar është fenomen mjaft i përhapur në vendin tonë. Votimi familjar është atëherë ku zakonisht mashkulli më i madh i familjes voton apo detyron gruan dhe prindërit e moshuar për të votuar sipas dëshirës së tij.

Ky fenomen është i ndaluar ligjërisht dhe cenon të drejtat e njeriut, të drejtën e gruas dhe shkeljen e të drejtës për votim të lirë.

 

VOTO VETË – VOTA JOTE, E DREJTA JOTE

Voto vetë: Parandaloje votimin familjar dhe në emër të tjetrit

Voto vetë: Mos lejo të tjerët të vendosin për ty, qofshin edhe më të afërmit tuaj

 

SI TË VOTOJ?

Hapi 1 Ditën e Zgjedhjeve, më 3 Nëntor 2013, paraqitu pranë qendrës tënde të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00.

Hapi 2 Pasi të hyni në Qendrën e Votimit (QV), drejtohu tek Këshilli i Vend-Votimit (KVV) dhe tregoje dokumentin tënd të identifikimit, pasi anëtari i KVV-së kryen veprimet përkatëse të orienton të nënshkruash në listën e votuesve pranë emrit tënd.

Hapi 3 Anëtari tjetër i komisionit do të të spërkat me ngjyrë, njërin gisht të dorës (timbrim), kjo pasi ti të verifikohesh se nuk ke votuar më parë.

Hapi 4 Kalo te anëtari tjetër i këshillit, i cili do të të pajisë me dy fletë votime të vulosura (njëra për kryetar komune dhe tjetra për asamblenë komunale).

Hapi 5 Pasi merr dy fletë votimet, drejtohu te kutia e fshehtë e votimit dhe sigurohu që të jesh vetëm ti në atë kuti votimi.

Hapi 6 Më pas shiko me vëmendje dy fletët e votimit. Në të parën identifiko subjektin politik dhe vendos shenjën (×,Check mark 23x20 02.svg apo +) në kutinë që ndodhet para emrit të kandidatit për kryetar komune. Në të njëjtën mënyrë përdor edhe flet votimin e dytë, në anën e majtë vendos shenjën për partinë që dëshiron të votosh dhe në anën e djathtë nënvizo numrin e kandidatit për asamblenë komunale.

Hapi 7 Palosi dy fletët e votimit në mënyrë të tillë që të jenë të dukshme vulat e vendosura në anën e pasme të fletë votimeve.

Hapi 8 Futi fletët e votimit në kutinë përkatëse të votimit dhe mbaroi votimi.


Më shumë informata për zgjedhjet, procedurat dhe legjislacionin mund të merrni ne faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve: http:/www.kqz-ks.org/

Radio spotet ne të dy gjuhët

Une Votoj - Une Vendose (ALB).mp3 Une Votoj - Une Vendose (ALB).mp3
Size : 966.839 Kb
Type : mp3
Ja glasam, Ja odlučujem.mp3 Ja glasam, Ja odlučujem.mp3
Size : 1072.941 Kb
Type : mp3